TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United ka joshur sulmuesin e Bologna, Marko Arnautovic. Austriaku ka pasur një takim me drejtuesit e klubit italian.
Ai ka kërkuar që ta shesin atë te “Djajtë e kuq” dhe të rikthehet kështu në Premier League, në moshën 33-vjeçare.
Bologna ka refuzuar deri më tani. Manchester United për të ofron 6 deri në 8 milionë euro për kartonin.
Me një shifër të tillë italianët e kanë të vështirë të gjejnë një zëvendësues për Arnautovic, të cilit United i ofron marrëveshje 3-vjeçare me pagë 3 milionë euro plus bonuse.