TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester City nuk has vështirësi në FA Cup, teksa në fazën 1/32 kaloi pa probleme Huddersfield. Në ndeshjen e luajtur në Manchester, “Qytetarët” triumfuan 5-0.
Skuadra e Guardiolës zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë me Foden dhe Alvarez, duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave. Në të 58-tën, Bobb thelloi shifrat. Në minutën e 65-të, Foden kompletoi dopietën. Në të 74-tën, edhe Jeremy Doku “tundi rrjetën”.
Manchester City synon që t’i shkojë deri në fund këtij rrugëtimit të Kupës, për të marrë në shtëpi një trofe shumë të rëndësishëm në Angli. Në krahun tjetër, modestët e Huddersfield duhet të kënaqen me prezencën.