SPORT, 16 Mars 2024, 21:33

Mançester Siti pret biletën për në gjysëmfinalen e Kupës FA, dy “perlat” e Bernardo Silvës i mjaftojnë “qytetarëve” përballë skuadrës së sheikëve

Mançester Siti pret biletën për në gjysëmfinalen e

Mançester Siti mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Njukasëll, duke siguruar kështu një vend në gjysëmfinalet e Kupës FA. Ekipi i Pep Guardiolës tregohet përsëri i pamëshirshëm, dhe tregojnë së duan të përsërisin suksesin e vjetshëm, për të fituar çdo kompeticion ku marrin pjesë.

Gjithçka filloi në minutën e 13-të, kur Bernardo Silva futet bukur në zonë nga e djathta dhe lëshon një goditje, që për fat të keq të Njukasëll, devijohet duke lënë të shtangur portierin Dubravka i cili shikon topin duke hyrë në rrjetë.

Sërish e njëjta situatë edhe me golin e dytë, kur në minutën e 31-të ishte përsëri portugezi Silva ai që gjuan topin, në kufijtë e zonës, duke realizuar kështu edhe golin tjetër për Sitin.

Deri tani janë luajtur 2 ndeshje çerekfinale të Kupës FA, ku kanë arritur të kualifikohen Mançester Siti dhe Koventri. Mbeten për t’u luajtur edhe 2 takimet e tjera, të cilat janë Çelsi-Leister dhe Mançester Junajtid-Liverpul.