SPORT, 28 Nëntor 2023, 23:19

Mançester Siti fiton me përmbysje, tre gola ndaj gjermanëve në pjesën e dytë i garantojnë kreun e grupit

Mançester Siti fiton me përmbysje, tre gola ndaj gjermanëve

Mançester Siti do të jetë në vazon e ekipeve kryesore në shortin e fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Pep Guardiolës e ka siguruar këtë duke fituar me shifrat 3-2 me përmbysje ndaj Lajpcigut.

Kanë qenë gjermanët ata që befasuan vendasit me dy gola në pjesën e parë. Por në të dytin ishin Haland dhe Foden të cilët barazuan shifrat ndërsa në fund ishte Alvarez i cili i dha suksesin 3-2 skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër në grup, Jang Bojs mundi 2-0 Crvena Zvezdën dhe bëri të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Europës në vijimin e sezonit.

REZULTATET 

MANÇESTER SITI-LAJPCIG 3-2
55′ Haland, 70′ Foden, 87′ Alvarez / 13′, 33′ Openda

JANG BOJS-CRVENA ZVEZDA 2-0
9′ Benito, 29′ Blum.