TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti, ashtu siç pritej, ka triumfuar në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt ndaj Kopenhagës. Por skuadra e Pep Guardiolës, pavarësisht dominimit dhe morisë së rasteve të krijuara, fitoi me “vetëm” dy gola diferencë përballë ekipit surprizë të këtij edicioni të turneut.
Goli i shpejtë i De Bryjn i dha qetësinë kampionëve në fuqi të cilët krijuar shumë raste para portës por nuk kishin saktësinë për të thelluar diferencën ndaj ekipit danez. Ky i fundit, shfrytëzoi një gabim të Ederson për të barazuar shifrat me anë të Matson. Por Bernardo Silva ktheu buzëqeshjen te Guardiola para mbylljes së pjesë së parë, kur i dha edhe një herë avantazhin anglezëve.
Dominimi i miqve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me raste të shumta dhe breshëri gjuajtjesh drejt portës. Megjithatë, portieri Grabara rezistoi deri në minutat shtesë, kur Foden vulosi edhe golin e tretë për suksesin 3-1 që bën thuajse fakt të kryer kualifikimin e Sitit në turin tjetër.
KOPENHAGË-MANÇESTER SITI 1-3
34′ Matson / 10′ De Bryjn, 45’+1′ Bernardo Silva, 90’+2′ Foden