SPORT, 13 Prill 2024, 21:30

Mançester Junajtid ka harruar si fitohet në kampionat, “djajtë e kuq” ndalen edhe nga Bërnmuthi

Mançester Junajtid ka harruar si fitohet në kampionat,

Mançester Junajtid nuk di si të fitojë teksa triumfi i fundit është para 5 javësh në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” janë ndalur në transfertën me Bërnmuthin në barazimin 2-2. Dy golat për skuadrën e Ten Hagut u shënuan nga Bruno Fernandesh.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Junajtidin pas atij të javës së shkuar me Liverpulin.

Pas këtij dueli, ata renditen në vendin e 7-të me 50 pikë.