SPORT, 3 Shkurt 2024, 23:05

Makineri golash në Serinë C, Kristian Shpendi nuk ka të ndalur! Sulmuesi shqiptar i dhuron një tjetër fitore të artë Çezenës

Makineri golash në Serinë C, Kristian Shpendi nuk ka të ndalur!

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur! Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makineri golash te kryesuesit e Çezenës, të cilëve u dhuroi 3 pikë të arta në duelin e sotëm ndaj Fermanës, që përfundoi me triumfin 1-0 të bardhezinjve.  

Shpendi arriti të shënonte në minutën e 83-të. Ky ishte goli i 14-të në 20 ndeshje për yllin 20-vjeçar, që duket se po ecën në gjurmët e vëllait të tij binjak, Stiven Shpendi, që në fillim të sezonin u transferua te Empoli në Serinë A.  

Falë këtij triumfi mbrëmjen e sotme, Çezena, ka thelluar diferencën në 9 pikë nga ndjekësit e Torres, që mbajnë vendin e dytë.