SPORT, 25 Janar 2024, 19:00

Lukaku i shpreh “dashurinë” Arabisë Saudite, Simons drejt Arsenalit

Lukaku i shpreh “dashurinë” Arabisë Saudite, Simons drejt

Xhoshua Kimmich është emri më i përfolur në merkaton e transferimeve, me mesfushorin gjerman i cili nuk dëshiron të qëndrojë më në Gjermani. 28-vjeçari i cili mban dhe shiritin e kapitenit te Bayern, u ka bërë të qartë drejtuesve se do të largohet, ndërsa interesi ndaj tij është i lartë.

Barcelona, Arsenali, Manchester United janë ekipet që dëshirojnë të transferojnë mesfushorin, ndërsa në garë është future edhe Liverpool. Jurgen Klopp e vlerëson maskimalisht Kimmich, të cilin e sheh si një përforcim për skuadrën. Premier League angleze vijon të jetë liga me fitimet më të larta, ku ekipet kryesore nuk ndalen për të arritur qëllimet e tyre. Një prej tyre është Arsenali, i cili synon një tjetër futbollist si përforcim, e bëhet fjalë për Xavi Simons. Holandezi ka bërë mirë në huazimin tek Leipzig, me Artetën që dëshiron që futbollistin ta ketë pjesë të ekipit të tij.

Manchester United i ka mbyllur përfundimisht derën Karim Benzemasë, me sulmuesin francez që dëshiron të rikthehet në Evropë. Djajtë e kuq e cilësuan të lartë rrogën e kërkuar prej 36-vjecarit, duke i dhënë fund tratativave mes palëve. Situata në Arabinë Saudite është jo e qetë, por ka ende lojtarë që dëshirojnë të vijojnë karrierën atje. Romelu Lukaku, sulmuesi i Romës ka pohuar se Arabia Saudite në vitet e ardhshme do jetë një ndër ligat më të fortë të futbollit në botë. Kjo falë investimeve të shumta që po bëhen atje, ndërsa i ka hapur kështu rrugë një kalimi të tij drejt botës arabe.