SPORT, 30 Korrik 2022, 23:25

Lukaku dhe Barela nderojnë Interin, zikaltërit nuk bëjnë më shumë se një barazim ndaj Lionit

Lukaku dhe Barela nderojnë Interin, zikaltërit nuk bëjnë

Interi barazoi 2-2 në miqësoren përballë Lionit. Skuadra italiane e nisi ndeshjen në sulm dhe krijoi disa raste të mira, por prapavija kishte punë për të bërë me Lakazet i cili iu afrua golit dhe e gjeti në minutën e 31-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Lionit. Francezët shënuan edhe të dytin në minutën e 50 me anë të Sherki.

Por Lukaku gjeti shpejt golin që shkurtoi diferencën, duke ngjallur përsëri entuziazmin te Interi që nisi të sulmonte më më vrull. Pas një aksioni perfekt, Interi gjeti edhe golin e barazimit me Barela, duke vulosur shifrat 2-2 të cilat nuk ndryshuan deri në fund, me Onana i cili u desh të bënte një pritje spektakolare ndaj Dembele duke devijuar topin në traversë.

Kristjan Asllani e nisi edhe ndeshjen e sotme nga stoli, duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 74-t në vend të Brozoviç. Gjatë këtyre minutave ai tentoi një herë një gjuajtje nga distanca që u bllokua, ndërsa ishte personi i cili ekzekutonte goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit.