SPORT, 30 Mars 2024, 09:28

Luhet për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë, njihuni me dy sfidat e sotme të Kategorisë Superiore

Luhet për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë,

Java e 29-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy sfidat e sotme, kur luhet për dy objektiva të ndryshëm, për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë.

Në orën 15:00, Laçi pret Partizanin, një duel me synime të kundërta, kurbinasit për t’i ikur vendeve të fundit në renditje, ndërsa në anën tjetër, të kuqtë për t’u afruar me dy vendet e para dhe për të “blinduar” një herë e mirë objektivin ‘Final 4″.

Në orën 18:00 luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo në Korçë. Një sfidë direkte për të hyrë mes katërshes më të mirë, ku vendasit janë 4 pikë më lart në renditje në vendin e katërt, por blutë kanë edhe një ndeshje më pak, atë me Teutën.