TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund Arda Guler e ka shënuar golin e parë në fanellën e Real Madridit. Los Blancos triumfuan 4-0 ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Sensacioni turk që iu bashku klubit spanjoll në verë, hyri në lojë në minutën e 90-të në vend të Vinicius Junior.
Arda menjëherë tregoi cilësitë e tij, duke thelluar epërsinë e Real Madridit në 4-0.
Turku kaloi edhe portierin, me një asistim të Dani Ceballos, për të vulosur fitoren e mbretërve.