SPORT, 16 Janar 2024, 22:15

Lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2023. Mesi kishte pikë të barabarta me Haland, ja rregulli që favorizoi argjentinasin

Lojtari më i mirë nga FIFA për vitin 2023. Mesi kishte pikë

Nuk kanë të sosur trofetë dhe çmimet për Lionel Mesin. Vlerësimi i fundit nuk pritej, për vetë arritjen që ka apsyr ylli argjentinas gjatë vitit 2023.

Mesi fitoi çmimin “The Best Fifa 2023”, duke triumfuar ndaj Erling Haland dhe Kilië Mbape.

Kapiteni kampion Bote me Argjentinën u kurorëzua si futbollisti më i mirë në botë, por nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar dje nga FIFA.

REGULLI I PIKËVE

Lionel Mesi fitoi çmimin e “Lojtarit më të mirë për vitin 2023”, pavarësisht se kishte të njëjtin numër pikësh me sulmuesi norvegjez të Mançester Sitit, Erling Haland, 48 pikë. Pas tyre vinte Mbape me 35 pikë.

Edhe ky rast, kur ka barazim pikësh, është i parashikueshëm, dhe për këtë arsye FIFA dha një shpjegim duke cituar nenin 12 të rregullores në lidhje me grumbullimin e pikëve në bazë të konsensusit të marrë. Fitues del lojtari që kishte numrin më të madh të “pesë pikshave” të marra nga votat e kapitenëve të kombëtares. E kështu, përfundoi 107 me 64 për Lionel Mesi.