TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë pyesin se sa pikë i duhen Interit për të fituar titullin kampion. Nga tani deri në fundin e kampionatit mungojnë edhe 7 ndeshje, çka do të thotë se Milani mund të grumbullojë 89 pikë në total.
Zikaltrit për momentin kanë 82 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 8 pikë në 7 javët e mbetura të kampionatit italian. Mirëpo, një fitore e mundshme kundër Kaljarit do të bënte që zikaltrit të siguronin “match pointin” e parë dhe pikërisht në derbi.
Pra, nëse Interi fiton 2 ndeshjet e radhës do të shpallet matematikisht kampion i Serisë A. Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë.