SPORT, 30 Korrik 2022, 20:12

Liverpuli fiton Superkupën e Anglisë, Nunez i merr “skenën” Haaland

Liverpuli fiton Superkupën e Anglisë, Nunez i merr

Liverpuli është fituesi i Superkupës së Anglisë, pasi ka arritur të mposhtë Mançester Sitin me rezultatin 3-1.

Ndeshja e cila u zhvillua në “King Power Stadium” ishte spektakolare, me të dyja skuadrat që krijuan pafund raste.

Ishte Liverpuliqë zhbllokoi rezultatin falë një super goli të Arnold në minutën e 21-të, ndërsa Haland dhe Mahrez do të shpërdoronin disa raste flagrante në 45 minutat e para.

“Citizens” do të barazonin në pjesën e dytë, pikërisht me lojtarin e ardhur nga stoli, Alverez.

Blerja e kësaj vere përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 70-të.

Blerja e madhe e Liverpulit, Darwin Nunez, u aktivizua nga Klopp në pjesën e dytë, duke bërë menjëherë diferencën.

Ishte pikërisht Nunez që fitoi një penallti, e cila u ekzekutua saktë nga Salah në minutën e 83-të.

Si për t’i marrë totalisht skenën Haaland, më të cilin gara ka nisur ende pa nisur sezoni, uruguajani do të shënonte edhe golin e tretë për “The Reds” pas një goditje në bukur me kokë brenda zonës, duke i siguruar skuadrës së tij Superkupën.