SPORT, 7 Janar 2024, 19:37

Ndeshjet për Kupën FA, Liverpool fiton ndaj Arsenal me rezultat të pastër

Ndeshjet për Kupën FA, Liverpool fiton ndaj Arsenal me rezultat

Liverpooli ka marrë fitore të madhe ndaj Arsenalit në kuadër të Kupës FA, duke fituar me rezultat të pastër 0-2.

Ka qenë një pjesë e parë shumë aktive me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.

Martin Odegaard i vendasve goditi shtyllën, duke mos arritur të dërgojë në epërsi skuadrën e tij.

Në anën tjetër edhe Liverpooli pati një rast të artë, kur Alexander-Arnold qëlloi shtyllën.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan më shumë raste shënimi pasi dëshironin me çdo kusht fitoren.

Ishte minuta e 80-të kur ndeshja u zhbllokua, pas një harkimi të Alexander-Arnold, ishte mbrojtësi polak i Arsenalit, Jakub Kiwior që e dërgoi topin në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë mysafirëve 0-1.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte Luiz Diaz që realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Liverpooli kalon në 1/16 e finales në Kupën FA.