SPORT, 10 Mars 2024, 18:56

Liverpooli dhe Manchester City ndahen në barazim, ashpërsohet edhe më shumë gara për titull në Angli

Liverpooli dhe Manchester City ndahen në barazim, ashpërsohet edhe

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Rasti i parë në ndeshje u krijuar nga The Reds, kur rrezikuan me anë të Conor Bradleyt në minutën e 14-të, por që gjuajtja e tij shkoi afër shtyllës së majtë.

Liverpooli e tundi rrjetën me anë të  Luiz Diaz (19’), por që gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Man City filloi të tregonte më shumë nga loja, ndërsa ndëshkuan vendasit me golin e John Stones në minutën e 23-të, me asistimin e Kevin de Bruynes.

Rast tjetër të mirë për Liverpoolin lëshoi edhe Harvey Elliott (32’), që nuk arriti të realizonte nga afërsia.

Diaz bëri një huqie të madhe në minutën e 42-të, kur nuk arriti të shënonte përballë portierit.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që realizuan për 1-1 me anë të Alexis Mac Allister, që shënoi nga penalltia e fituar prej Darwin Nunez.

Nga kjo penallti e fituar nga uruguaiani, Ederson mbeti i lënduar, ndërsa në vend të tij u fut Stefan Ortega (56’).

Luiz Diaz sërish lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi në minutën e 63-të nuk arriti të mposhte Ortegan kur ishin ballë për ballë.

Në minutën e 71-të, Nunez tentoi të mposhte Ortegan, por që ky i fundit bëri pritje të mrekullueshme, ndërsa tre minuta më vonë, në anën tjetër – Foden goditi shtyllën.

Arsenali është lider i ri në Ligën Premier pas javës së 28-të me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak.

Në javën e 29-të, Liverpooli e ka shansin që të rikthehet në krye me një fitore të mundshme ndaj Brightonit, pasi Arsenali dhe Citizens do kenë punë me njëra-tjetrën.