SPORT, 3 Gusht 2022, 22:42

Liga e Konferencës/ Përfundojnë katër sfidat e turit të tretë, ja të gjitha rezultatet

Liga e Konferencës/ Përfundojnë katër sfidat e turit të

U luajtën ditën e sotme katër sfidat e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku në total u shënuan gjashtë gola.

Dy sfida përfunduan në barazim, ajo mes Rigës dhe Gil Viçentes dhe Volfsberger-Gzira. Ndërkohë në duelet e tjera, Viborgu bëri detyrën në shtëpi përballë skuadrës nga Ishujve Faroe B36 Torshavn, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Fitore me “aromë” kualifikimi edhe për rumunët e FCSB, përballë sllovakëve të Dun.Streda me rezultatin 0-1. Rezultat surprizë mund të konsiderohet padyshim barazimi në shtëpi i austriakëve të Volsberger ndaj maltezëve të Gzirës.

REZULTATET:

RIGA-GIL  VIÇENTE 1-1

VIBORG-B36 Torshavn 3-0

VOLFSBERGER-GZIRA 0-0

DUN.STREDA-FCSB 0-1