TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova është mundur sot me shifrat 2-0 në Greqi përballë vendasve dhe u ka dhuruar këtyre të fundit edhe matematikisht ngjitjen në Ligën B.
Kosovës i duhej me çdo kusht fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e ngjitjes në Ligën B pasi ishte mundur në Prishtinë nga Greqia. Por skuadra e drejtuar nga Zhires, edhe për shkak të mungesave të shumta, nuk bëri thuajse asnjë tentativë drejt kartërkëndorit të vendasve dhe u dorëzoi plotësisht lojën.
Grekët përfituan duke provuar me çdo mënyrë të shënonin dhe ia dolën të tundin rrjetën vetëm 20 minuta para fundit të duelit me anë të Giakomakis. Më pas, Kosova doli më shumë në sulm duke synuar të paktën barazimin, por u ndëshkua përsëri në fund pas një gabimi të Sahitit që pa t’i merrte topin Mantalos me Muriç të dalë nga porta në ndihmë të sulmit.
Kështu, fitorja 2-0 çon Greqinë në kuotën e 12 pikëve dhe i jep matematikisht vendin e parë në grup, pasi Kosova është 6 pikë larg me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur dhe me bilancin e dueleve direkte që flet plotësisht për grekët.
GREQI-KOSOVË 2-0
71′ Giakomakis, 90’+9′ Mantalos