TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme në Nations League ndaj Polonisë, duke e mundur me përmbysje 6-1. Polakët realizuan pas gjysmë ore lojë me të zakonshmin Lewandowskin, për të zhvilluar më pas një takim për t’u harruar për t’a.
Se ekipi vendas do rikthehej fuqishëm në lojë u vu re në fundin e pjesës së parë, kur barazoi Witsel.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike për Belgjikën, që mori epërsinë për herë të parë në këtë takim me De Bruyne në minutën e 60-të.
Më pas, erdhën edhe 3 gola të tjerë. Spikat Trossard me dopietë, ndërsa lënë gjurmën e tyre Dendocker dhe Openda.
Në sfidën tjetër të grupit, në Kardiff, Hollanda triumfoi 1-2 ndaj Wales. Goli i parë erdhi nga Koopmeiners, në fillimin e fraksionit të dytë, sakaq barazoi në limite Norrington-Davies R. Weghorst i dha 3 pikë “tulipanëve” në frymën e fundit.
REZULTATET:
LIGA A – GRUPI 4
BELGJIKË 6–1 POLONI
Vitsel 42′, De Bryjne 59′, Trosard 73′, 80′, Dendonker 84′, Openda 90+3′ / Levandovski 28′
UELLS 1–2 HOLANDË
Norington-Dejvis 90+2 / Kupmainers 50′, Veghorst 90+4′

LIGA B – GRUPI 1
IRLAND 0–1 UKRAINË
Syngankov 48′
SKOCI 2–0 ARMENI
Ralston 28′, MekKena 40′
