SPORT, 31 Janar 2025, 19:33

Liga e Kampioneve njeh datat dhe oraret për ndeshjet me eliminim direkt, mësoni kur luhet supersfida Real-Siti

Liga e Kampioneve njeh datat dhe oraret për ndeshjet me eliminim direkt,

Shorti i Ligës së Kampioneve për fazën “play-off” u hodh sot. Në Nion të Zvicrës, goglat rezervuan supersfidën Mançester Siti-Real Madrid.

Tashmë është publikuar dhe kalendari i këtyre sfidave në Champions. Sfidat e para do të luhen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 shkurt.

Ka ndeshje që do të luhen në orën 18:45 dhe të tjera në orën 21:00.

E martë, më 11 shkurt ora 18:45 – Brest-PSG
E martë, më 11 shkurt, ora 21:00 – Juventus-PSV
E martë, më 11 shkurt, ora 21:00  – Mançester Siti-Real Madrid
E martë, më 11 shkurt, ora 21:00 – Sporting Lisbonë-Borusia Dortmund
E mërkurë, më 12 shkurt, ora 18:45 – Klub Bryzh-Atalanta
E mërkurë, më 12 shkurt, ora 21.00 – Monako-Benfica
E mërkurë, më 12 shkurt, ora, ore 21:00 – Sëlltik-Bajern Mynih
E mërkurë, më 12 shkurt, ora – Fejnord-Milan

E martë, më 18 shkurt, ora 18:45 – Milan-Fejnord
E martë, më 18 shkurt, ora 21:00 – Atalanta-Klub Bryzh
E martë, më 18 shkurt, ora 21:00 – Bajern Mynih-Sëlltik
E martë, më 18 shkurt, ora 21:00 – Benfika-Monako
E mërkurë, më 19 shkurt, ora 18:45 – Borusia Dortmund-Sporting Lisbonë
E mërkurë, më 19 shkurt, ora 21:00 – PSG-Brest
E mërkurë, më 19 shkurt, ora 21:00 – PSV-Juventus
E mërkurë, më 19 shkurt, ora 21:00 – Real Madrid-Mançester Siti