SPORT, 12 Dhjetor 2023, 20:31

LIGA E KAMPIONEVE/ Holandezët barazojnë shifrat përballë Arsenalit, Sevilja në telashe

LIGA E KAMPIONEVE/ Holandezët barazojnë shifrat përballë

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve nisin me dy sfida të Grupit B, i cili është i pari që mbyll plotësisht fazën në grupe me ndeshjet e gjashta.

PSV pret Arsenalin në fushën e vet, në një ndeshje për statistikë, pasi tashëm është përcaktuar që anglezët do të jenë të parët në grup dhe holandezët të dytët.

Ndërkohë, sfida tjetër është më interesante pasi Lens pret Seviljen me avantazhin e tre pikëve. Spanjollëve u duhet një fitore për të arritur e kaluar falë ndeshjeve direkte skuadrën franceze, në luftën për një vend në Ligën e Europës.

PSV-ARSENAL 1-1
50′ Vertesen / 42′ Nketiah

LENS-SEVILJA 1-1
63′ (p) Frankovski / 79′ (p) S. Ramos.