TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liga e Europës luan sot ndeshjet e para të fazës play-off të turneut, me shumë emra të rëndësishëm të kontinentit që zbresin në fushë. I pari është Milani, që pret francezët e Ren në shtëpi, duke shpresuar që të vazhdojë rrugëtimin europian një turne që merr rëndësi të madhe duke pasur parasysh situatën në kampionat të skuadrës së Piolit.
Në fushë sot zbresin gjithashtu edhe Gallatasaraj, Roma, Olimpik Marseja apo edhe Benfika, të gjitha ekipe me shumë traditë në arenën ndërkombëtare, që duan një vend mes 16 ekipeve më të mira. Ndërkohë, bie në sy edhe se sot do të jenë në fushë disa futbollistë shqiptarë me skuadrat përkatëse.
Te Sparta e Pragës mund të luajnë sot Qazim Laçi e Indrit Tuci, ndërsa te Karabaku është Redon Xhixha ai i cili mund të ketë disa minuta përballë Bragës.
