SPORT, 6 Mars 2024, 21:40

Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit merr barazim në Portugali përballë Sportingut

Liga e Europës/ Atalanta e Gjimshitit merr barazim në Portugali

Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Europës, pasi ka mbyllur në barazim në transfertë ndeshjen e parë të saj kundër Sporting Lisbonës.

Ekipi i Berat Gjimshitit, si zakonisht titullar, e ka parë veten në disavantazh përballë portugezëve pas golit të Paulinjos. Por bergamaskët fillimisht goditën shtyllën e më pas gjetën barazimin me Skamaka para pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat goditën edhe nga një herë shtyllën, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund dhe kështu, gjithçka mbetet e hapur për sfidën tjetër në Itali.