SPORT, 16 Dhjetor 2023, 23:32

Lider absolut te skuadra indiane, Armando Sadiku zgjidhet lojtari më i mirë i muajit nëntor

Lider absolut te skuadra indiane, Armando Sadiku zgjidhet lojtari më i

Armando Sadiku e ka nisur shumë mirë këtë sezon në kampionatin indian, duke u bërë menjëherë protagonist me fanellën e Mohun Bagan. Sulmuesi kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka lënë shenjë me gola e tashmë me asiste në këto javë të para ku ekipi i tij shfaqet mes pretendentëve për titullin. 

Bomberi kuqezi duket se ka rilindur me skuadrën e tij indiane, teksa së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit nëntor. Në 7 ndeshje, 32-vjeçari ka arritur të realizojë 3 gola si dhe një asist, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rokte Amar Mohun Bagan - RAMB (@rokte_amar_mohunbagan)