TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apolonia e nis nga e para në vitin 2024 punën e saj për pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në Superiore. Klubi fierak, tashmë duhet të nise edhe kërkimin për një trajner të ri, pasi ka mbetur pa timonier.
“Panorama Sport’ mëson se trajneri spanjoll Jeraj Rodriges, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në pankinën e fierakëve. Pas një pjese të parë të kampionatit larg pritshmërisë që kishte për këtë skuadër, duket se tekniku ka vendosur të mbyllë eksperiencën e tij në Shqipëri, duke lënë fierakët për momentin shumë larg kreut.
Apolonia kësisoj do të nisë punën me një trajner të ri në vitin 2024, ku objektiv kryesor është të mbetet mes 6 skuadrave të para të ngushtohet sa më shumë diferenca me ekipet e kreut. Pas 16 javëve të para, fierakët kanë grumbulluar 26 pikë, 13 më pak se Bylisi i vendit të parë.