SPORT, 20 Janar 2024, 22:51

Lëvizje e papritur e Mançester Junajtid, “vjedh” nga Mançester Siti shefin e ri ekzekutiv

Lëvizje e papritur e Mançester Junajtid, “vjedh” nga

Mançester Junajtid ka bërë një lëvizje të papritur teksa i ka rrëmbyer rivalëve historikë të Mançester Sitit atë i cili do të jetë shefi ekzekutiv i ardhshëm i “djajve të kuq”. Omar Berrada do të jetë drejtuesi i ri i Junajtid, teksa lë detyrën që ka mbajtur prej vitesh te Siti si shef operativ në departamentin e futbollit.

Lëvizja e papritur ka lindur me insistimin e INEOS, grupit të drejtuar nga Xhim Ratklif i cili bleu 25% të aksioneve të klubit. Familja Glejzër ka firmosur emërimin e tij për vendin e lënë bosh nga Riçard Arnold i cili u largua pak kohë më parë.

Ndarja e Berrada me Sitin ka qenë miqësore, pasi ai është vlerësuar për kontributin e tij për klubin dhe kjo ishte një mundësi e mirë për karrierën në një rol më të lartë. Berrada ka punuar më parë edhe për Barcelonën, por në 9 vitet e fundit kishte qenë një pjesë e rëndësishme të sukseseve të Mançester Sitit, duke u përfshirë edhe në çështjet e afrimit të futbollistëve, mes të cilëve edhe i Erling Haland.