SPORT, 10 Shkurt 2024, 20:49

Leverkuseni i Çabi Alonsos është spektakolar, mund Bajern Mynih dhe arratiset në kreun e Bundesligës

Leverkuseni i Çabi Alonsos është spektakolar, mund Bajern Mynih

Bajer Leverkusen i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Bajern Mynih në supersfidën e sotme në Bundesligë, duke treguar se nuk është një “surprizë” që ka ndër mend të ndalet në javët e fundit, siç ka ndodhur shpesh në këtë dekadë me ata që kanë kërcënuar hegjemoninë e bavarezëve.

Skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso fitoi me shifrat 3-0, duke treguar një lojë më të mirë se rivalët direkt për titullin dhe duke krijuar një diferencë prej 5 pikësh tashmë prej ekipit të Tuhel.

Stanisiç, Grimaldo dhe Frimopong në fund ishin autorët e golave për L:everkusenin. Por ajo që bind më tepër për forcën e kësaj skuadre është loja e saj sulmuese, ndaj të cilës nuk mundi të bënte asgjë as Bajerni.

BAJER LEVERKUSEN-BAJERN MYNIH 3-0
18′ Stanisiç, 50′ Grimaldo, 90’+5′ Frimpong.