SPORT, 14 Prill 2024, 19:38

Leverkusen fiton titullin e parë në histori pas 120 vitesh në Bundesligë, Xhaka e feston me një “perlë”

Leverkusen fiton titullin e parë në histori pas 120 vitesh në

Merr fund pritja 120-vjeçare. Leverkusen ka fituar titullin e parë në historinë e klubit, në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern.  Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë.

“Aspirinat” triumfuan 5-0 ndaj Werder Bremen në BayArena, nën prezencën e mbi 30 mijë mbështetësve. Boniface vendosi pjesën e parë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, nuk mund të mungonte Granit Xhaka, një “perlë” e mesfushorit me origjinë shqiptare.  Më pas, Wirtz thelloi shifrat (Tripletë).

Kështu, Leverkusen, siguron titullin disa javë përpara fundit të kampionatit, duke bërë që ndeshjet e radhës t’i luajë vetëm për formalitet. Në 29 takime, Xhaka me shokë nuk kanë provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa numëron 25 fitore dhe katërt barazime.

Të besuarit e Xabi Alonsos ishin shumë të përgatitur për këtë ndeshje, duke e ditur rëndësinë e fitore.

Pjesën e parë ‘Aspirinat’ e mbyllën në epërsi me golin e Victor Boniface nga pika e bardhë dhe festa filloi në

Në minutën e 60-të, ishte momenti i Granit Xhakës, që me një goditje të bukur nga 30 metra shënoi për 2-0. Një gol shumë i bukur i mesfushorit shqiptar.

Minutat e mbetur ishin në regjinë e Florian Wirtz i cili shënoi het-trik.

Gjermani gjeti rrjetën në minutat 68’, 83’ dhe 90’ për fitoren 5-0.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit, Bayer Leverkusen me 79 pikë është kampion i Gjermanisë.