SPORT, 1 Prill 2024, 20:31

Lecce e Ramadanit “izolon” Romën, mbyllet në barazim sfida në “Via del Mare”

Lecce e Ramadanit “izolon” Romën, mbyllet në barazim sfida

Lecce ka arritur të mbajë rezultatin e barabartë 0-0 ndaj Romës.

Vendasit kanë zhvilluar një lojë tepër të mirë, ku duket qartë edhe nga statistikat e ndeshjes. Aty ku kanë dominuar kryeqytetasit kanë qenë vetëm në qarkullimin e topit, ndërsa Lecce ka pasur më shumë shanse për gol.

Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e pestë me 52 pikë, ndërsa Lecce në vendin e 13 me 29 pikë.