TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se golashënuesi më i mirë Rafael Leao është i gatshëm dhe i disponueshëm për të startuar kundër Newcastle në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League (21:00).
Kuqezinjtë do të shkojnë në ndeshjen e tyre të fundit në këtë fazë të kompeticionit në vendin e katërt, por kanë ende një shans për t'u kualifikuar në 16-she, nëse mund të festojnë fitoren kundër Newcastle dhe nëse Paris Saint-Germain humbet nga Borussia Dortmund në vizitën e tyre.
“Rafael Leao është mirë, do të luajë që në fillim”,- ka treguar Pioli për qendërsulmuesin. “Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe rëndësinë e qëndrimit në Evropë. Të gjithë presim të luajmë një ndeshje të shkëlqyer kundër kundërshtarëve shumë të vështirë. Duhet ta kthejmë këtë moment në momentin tonë”,- ka thënë trajneri i Milanit.