SPORT, 5 Mars 2025, 22:03

Lautaro Martinez hyn në histori, barazon ikonën Adriano në Champions dhe tani mund të bëhet unik

Lautaro Martinez hyn në histori, barazon ikonën Adriano në

Lautaro Martinez ka gjetur përsëri ecurinë para portës në ndeshjet e fundit duke lënë pas krahëve periudhën e krizës që bëri të kishte kritika kundër kapitenit të Interit.

Sot, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Fejenordit, ai vendosi emrin e tij edhe më shumë në historinë e këtij klubi. Argjentinasi tundi rrjetën në pjesën e dytë dhe në këtë mënyrë, barazoi ikonën Adriano si golashënuesi më i mirë i Interit në këtë turne.

Të dy tashmë ndajnë vendin e parë në kuotën e 18 golave, teksa është lënë pas legjenda Sandro Macola me 17 të tillë. Për Lautaron tashmë është mundësia që të kthehet ai në rekordmenin e të gjitha kohëve në Champions me fanellën e Interit.