TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte i pranishëm të hënën në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të mbajtur në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).
Duke shfrytëzuar momentin, Laporta bëri disa deklarata të shkurtra ku shprehu gëzimin e tij për fitoren në Sevilje.
“Jam krenar për trajnerin dhe lojtarët tanë që po bëjnë shumë mirë. Jam shumë i lumtur për këtë ecuri të skuadrës”, tha Laporta, i cili shmangu komentet në lidhje me deklaratën e Realit të Madridit kundër arbitrave javën e kaluar.
“Nuk dua të futem në polemika që nuk i takojnë Barcelonës”, ishte përgjigja e shkurtër e numrit një të klubit të Barcelonës.