SPORT, 8 Mars 2025, 21:57

Lajmi i papritur para Barcelona-Osasuna, i gjithë stadiumi në heshtje nis të boshatiset pasi komunikohet anulimi i ndeshjes

Lajmi i papritur para Barcelona-Osasuna, i gjithë stadiumi në heshtje

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ekipit katalanas, Karlos Minarro Garsia.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte ai i cili ua komunikoi personalisht lojtarëve të tij këtë ngjarje tronditëse. Më pas me mirëkuptimin e Osasunës, u vendos që ndeshja të anulohej e shtyhej për një ditë tjetër, ndonëse skuadrat po bëheshin gati të dilnin në nxemje dhe shumë tifozë kishin mbushur shkallët e stadiumit.

Ata filluan të largohen pak nga pak, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe portierët e Osasunës, të cilët ishin të vetmit që kishin qëndruar që në fillim në fushë duke bërë nxemje.