SPORT, 27 Shkurt 2025, 15:04

Lajm i trishtë, ndërron jetë ish-lojtari që fitoi Ligën e Kampioneve me Realin

Lajm i trishtë, ndërron jetë ish-lojtari që fitoi Ligën

Havier Dorado ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. Ish-lojtari i Realit po vuante prej kohësh nga një sëmundje.

I lindur në Spanjë, Dorado luajti për moshat e Realit fillimisht. Më pas kaloi te ekipi i parë ku mori 400 minuta nën urdhërat e trajnerit Del Boske.

Dorado ishte po ashtu pjesë e skuadrës madrilene në sezonin 1999/00, kur u fitua Liga e Kampioneve.