TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Malick Thiaw është më pranë se kurrë rikthimit nga dëmtimit që e mban larg fushave nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Gjermani ishte prezent në stërvitjen e fundit të Milanit dhe kreu me sukses pjesën më të madhe të saj.
Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo ndaj Napolit, por vështirë se Thiaw do të jetë nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli.
Objektivi është që 22-vjeçari të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Rennes në Europa League ose ndaj Monzës në kampionat. Sa i takon dy mbrojtësve të tjerë të dëmtuar në radhët e Milanit, Tomori dhe Kalulu, pritet që të jenë gati në fundin e muajit shkurt apo maksimumi në fillimin e marsit.