SPORT, 26 Janar 2024, 22:53

Kupa FA, mbyllet pa gola ndeshja mes Chelseat dhe Aston Villas

Kupa FA, mbyllet pa gola ndeshja mes Chelseat dhe Aston Villas

Chelsea dhe Aston Villa kanë luajtur baras në përballjen e vlefshme për fazën e 1/16 së finales në Kupën FA. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stamford Bridge” përfundoi pa gola.

Aston Villa ia doli të shënonte në minutën e 12-të përmes Douglas Luiz, por që goli pastaj u anulua nga VAR-i, për shkak të lojës më dorë.

Te “Blutë” edhe sonte luajti Armando Broja, i cili hy si zëvendësues në minutën e 77-të.

Kujtojmë se kur nuk ka fitues në ndeshjen e parë, atëherë do të duhet të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet muajin e ardhshëm, në “Villa-Park”.