SPORT, 25 Janar 2025, 19:29

Kumbulla bën "bomberin" në La Liga, Espanyol kryeson përballë Sevilla

Kumbulla bën "bomberin" në La Liga, Espanyol kryeson

Marash Kumbulla përveçse di të mbrojë, di edhe të shënojë.

Mbrojtësi kuqezi ka gjetur golin e tij të dytë në La Liga, duke shënuar në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke kaluar në epërsi Espanyol e tij përballë vendasve të Sevilla.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21 në La Liga, miqtë nga Barcelona kaluan në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e mbrojtësit shqiptar.

Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, goditi me të djathtën për ta çuar në rrjetë.