TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gol spektakolar i shënuar nga Brahim Diaz në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, i ka dhënë Real Madridit një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Lajpcig, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë për spanjollët.
Të dy skuadrat dhuruan një ndeshje të luftuar dhe me shumë raste për shënim në të dy portat. Por në fund, diferencën mes dy ekipeve e bëri aksioni individual i spanjollit në fillimin e pjesës së dytë, kur ai lëshoi në gjuajtje të pakapshme për portierin suke sigluar golin e vetëm të ndeshjes.
Kështu, Reali kthehet në Spanjë i qetë me një avantazh minimal për të administruar, përballë skuadrës së Marko Rose e cila e vuri jo pak herë në vështirësi ekipin e Ançelotit që u shpëtua në dy raste nga pritjet e Lunin.
LAJPCIG-REAL MADRID 0-1
48′ Brahim Diaz