TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamo dhe Partizani vijnë në derbin e së shtunës me një forcë sulmuese të barabartë.
Të dyja këto skuadra, si për koincidencë, kanë shënuar të njëjtin numër golash në kampionat deri tani: 29 gola secila. Vetëm se blutë kanë një ndeshje më pak, atë me Skënderbeun, që u shty për shkak të kushteve atmosferike dhe do të luhet më 21 shkurt.
Diferencën, që reflektohet edhe me pozicionin në renditje, e bëjnë mbrojtjet, ku Partizani ka pësuar 20 gola, kurse Dinamo 10 më shumë, 30 gola. Sa i takon sulmit, Dinamo ka një shpërndarje gati simetrike te të katër lojtarët e repartit. Vetëm Vila ka shënuar 4 gola, Denison, Zabërgja dhe Kaçorri nga 5 gola.