SPORT, 14 Qershor 2022, 22:02

Kosta Rika merr biletën e fundit për "Katar 2022"

Kosta Rika merr biletën e fundit për "Katar 2022"

Kosta Rika ia ka dalë të mposhtë Zelandën e Re me rezultatin 1-0 dhe ka siguruar një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Gjithçka u vendos që në minutën e tretë, kur Joel Campbell ndëshkoi kundërshtarin dhe i dha epërsinë Kosta Rikës. 

Zelanda e re u mundua të reagonte dhe në fundin e pjesës së parë u ndal nga VAR, që kapi një faull te goli i Wood. 

Barbarouses u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të dhe për Kosta Rikën ishte më e lehtë ta menaxhonte epërsinë dhe të festonte kualifikimin në Botëror.