SPORT, 12 Nëntor 2023, 22:53

Kosova mund Izraelin në ndeshjen e prapambetur, vendi i tretë është më afër për “Dardanët”

Kosova mund Izraelin në ndeshjen e prapambetur, vendi i tretë

Kosova ka fituar me shifrat 1-0 ndeshjen prapambetur ndaj Izraelit, e cila u shty në muajin e kaluar për shkak të situatës së luftës.

“Dardanëve” u duheshin medoemos tre pikët sot për të mbajtur gjallë shanset e pakta që kanë për kualifikimin e mëtejshëm. Por sidomos për të tentuar vendin e tretë në grup. Ndaj sot ata kanë bërë një ndeshje në sulm, duke krijuar raste të njëpasnjëshme, edhe pse terreni i rënduar në “Fadil Vokrri” e bënte të vështirë një gjë të tillë.

Ekipi kosovar dominoi ndeshjen në lojë dhe raste, por në fundi mjaftoi vetëm goli i Rashicës për të bërë diferencën dhe për të siguruar fitoren e dytë radhazi në kualifikuese, që e ngjit në kuotën e 10 pikëve në grupin e saj, vetëm 1 më pak se Izraeli i vendit të tretë.

KOSOVË-IZRAEL 1-0

41′ Rashica.