TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koreografia me Rodrin duke puthur “Topin e Artë” dhe me fjalët “Boll të doli shpirti duke qarë” para ndeshjes Mançester Siti-Real Madrid në Ligën e Kampioneve, ka bërë xhiron e botës. Të gjithë mendonin se ajo i drejtohej Viniciusit, atij që mendohej se do ë fitonte trofeun që përfundoi në duart e spanjollit të “qytetarëve”.
Por kanë qenë vetë grupimet e tifozëve të Mançester Sitit që kanë shpjeguar se në fakt, ajo nuk i drejtohej brazilianit, ndonëse gjatë gjithë ndeshjes nuk u ndalën thumbimet për të duke i kujtuar pikërisht “Topin e Artë”.
Grupimi “1894”, ka bërë të ditur nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale se ai i drejtohej në përgjithësi klubit madrilen dhe në veçanti Florentino Perez, presidentit të spanjollëve.
“Askush në media nuk e kuptoi që personi i cili ishte si objektiv, nuk ishte as në fushë? Florentino Perez, ishte ai që nisi një fushatë shpifjesh kundër Rodrit dhe bojkotin e ceremonisë nga ana e lojtarëve të klubit të tij. Duhej thënë, sido që të ishte rezultati i ndeshjes”, ishte shpjegimi i tyre për koreografinë që u hap në fillimin e ndeshjes.