SPORT, 12 Mars 2024, 19:48

Kontrolli te Milan, klubi kuqezi nuk qëndron “duarkryq”: Jemi palët e tre-të!

Kontrolli te Milan, klubi kuqezi nuk qëndron “duarkryq”: Jemi

Milan nuk ka qëndruar “duarkryq” dhe ka reaguar menjëherë pas lajmit të bërë publik sot pasdite, ku shkruhej se Guardia di Finanza ka kryer kontrolle në selinë e klubit kuqezi, për shkak se dyshohet në pengimin e  veprimtarisë Federatës Italiane të Futbollit për mbikëqyrjen e kompanive që zotërojnë ekipe futbolli.

“Përsa i përket kontrollit që u bë sot në selinë e saj, kompania AC Milan është palë e tretë dhe nuk ka lidhje me procedurat në vazhdim në lidhje me blerjen e klubit, të përfunduar në gusht 2022.

Hetimi, i cili përfshin edhe përfaqësuesit ligjorë me fuqi nënshkruese, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe CEO i mëparshëm i klubit, hipotezon komunikime jo te sakta dhe të vërteta te autoritetet mbikëqyrëse kompetente. Klubi po bashkëpunon plotësisht me autoritetin hetues”, shkruan klubi.