SPORT, 5 Janar 2024, 12:20

Kontrata me Çelsin drejt përfundimit, Tiago Silva mund të rikthehet tek ish-skuadra

Kontrata me Çelsin drejt përfundimit, Tiago Silva mund të

E ardhmja e Tiago Silvës është e pasigurt pasi kontrata e tij me Çelsin skadon në vitin 2024 dhe rinovimi nuk ka ardhur ende.

Kjo do të thotë që braziliani mund t’i thotë lamtumirë “bluve”.

Sipas “Daily Mirror”, Fluminense po mendon ta rikthejnë në vendlindje mbrojtësin gjatë verës për ta lënë të përfundojë karrierën atje.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë 39 vjeçari, i cili deri tani në këtë sezon  ka bërë 19 paraqitje si titullar në 20 ndeshje gjithsej.