SPORT, 26 Mars 2024, 19:08

Komplikohet rruga e Shqipërisë U21, Zvicra fiton ndaj kuqezinjve të Bushit

Komplikohet rruga e Shqipërisë U21, Zvicra fiton ndaj kuqezinjve

Komplikohet rruga e Shqipërisë U21 për në Euro 2025. Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatë 1-3 në “Air Albania”, ndaj Zvicrës U21. Pjesa e parë u vendos nga një gol fantastik  i Surdez, me portierin Simoni që nuk mund të bënte asgjë.

Ekipi i Alban Bushit e filloi me shumë dëshirë pjesën e dytë, madje pretendoi për penallti pas një rrëzimi të Pajazitit, por nuk mendoi kështu kryesori.

Helvetët siguruan 3 pikët me golin e Sanches, me këtë të fundit që gjeti rrjetën vetëm 3 minuta pas aktivizimit. Keller thelloi shifrat, çerek ore para fundit. Në fund, goli i Shpendit vlejti vetëm për statistikë. Shqipëria u21 renditet në vendin e katërt me 10 pikë. Zvicra kryeson grupin kualifikues me 14 pikë.