TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FIFA nënshkruan me kompaninë saudite të naftës, “Aramco”, si sponsor kryesor për më shumë se 100 milionë dollarë në vit. Rregullatori botëror i futbollit, i cili humbi markat e Katarit (Qatar Airways dhe QatarEnergy) pas Kupës së Botës një vit më parë, tani po nënshkruan me kompaninë nga Arabia Saudite, e cila do të organizojë ngjarjen e vitit 2034 dhe Botërorin e ardhshëm të klubeve.
FIFA tashmë po “nxjerr naftë” nga miku i saj më i mirë në Gjirin Persik. Vetëm dy javë pasi u zyrtarizua se Kupa e Botës 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, pasi ky vend ka mbetur kandidatura e vetme, FIFA ka mbyllur një marrëveshje me kompaninë saudite të naftës Aramco për t’u bërë sponsori kryesor i ri i organizatës për 100 milionë dollarë çdo vit, sipas “The Times”.
Këto shifra do ta bënin atë sponsorin që do t’i paguante shumë para qeverisë së futbolli botëror, duke shtuar emrat e partnerëve të mëdhenj. Për “Aramco”, kjo marrëveshje i shtohet atyre që ka nënshkruar vitet e fundit me pronar të tjerë të mëdhenj sportiv si Formula 1, Turneu Evropian i Zonjave (LET) i golfit ose Premier Liga indiane e kriketit, një nga garat më të ndjekura në planet.