TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fabio Kapelo nuk ka pasur kurrë një simpati shumë të madhe për Igor Tudorin kur e stërviste te Juventusi, por ndërkohë duket se e vlerëson shumë si trajner, për mënyrën sesi organizon dhe di të karikojë skuadrat që ka stërvitur. Prandaj, “Don Fabio” ka dashur që t’i japë një mesazh të qartë Masimiliano Alegrit:
“Mendoj se Lacio ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer me Tudorin. Edhe pse nuk më ka mahnitur kurrë si lojtar dhe këtë e dimë të gjithë, mendoj se Igor di sesi të ndërtojë skuadra futbolli.
Pauza e ka ndihmuar që të ketë më shumë kohë për të njohur lojtarët e Lacios dhe të provojë të bëjë një rezultat pozitiv që në fillim. Kundër Juves fundja, më shumë sesa cilësia, do e bëjë grinta diferencën, prandaj Alegri duhet të bëjë kujdes nga Tudori”.