SPORT, 1 Shkurt 2024, 10:24

Keko nuk stërvitet me Partizanin, por Shehi ka dy “armë” të reja kundër Egnatias

Keko nuk stërvitet me Partizanin, por Shehi ka dy “armë”

Partizani zhvilloi dje seancën radhës në funksion të ndeshjes së të shtunës ndaj Egnatias, e rëndësishme për garën për kreun, por edhe aspektin psikologjik.

Të kuqtë kërkojnë të kthehen te fitorja pas barazimit me Vllazninë dhe për këtë, Shehi po bën gati disa armë të reja.

Dje në stërvitje me grupin u kthye Mehmeti, por edhe Bintsuka. Kosovari do të ndiqet deri ditën e fundit nëse mund të luajë, ndërsa Bintsuka mund të marrë minuta gjatë sfidës.

Dje nuk u stërvit Keko, i cili ende nuk e ka mbyllur problemin me plagën që i është hapur në këmbë për shkak të këpucëve.