SPORT, 16 Dhjetor 2023, 22:55

Katër shqiptarë në fushë, sfidën e vendos Zapata! Torino triumfon ndaj Empolit, VAR-i anulon tre gola

Katër shqiptarë në fushë, sfidën e vendos Zapata!

Torino mposhti Empolin me rezultatin minimal 1-0 në sfidën ku u aktivizuan 4 futbollistë shqiptarë nga minuta e parë. Vojvoda te vendasit dhe Berisha, Ismajli dhe Shpendi te miqtë.  

Kjo përballje u vendos nga goli i shënuar nga Duvan Zapata në minutën e 25-të, ndërkohë që u anuluan edhe 3 gola, një për Torinon dhe 2 për Empolin. 

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Berisha dhe Ismajli u aktivizuan gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Shpendi u zëvendësua në minutën e 61-të si dhe Vojvoda la fushën në minutën e 65-të.  

FT: TORINO – EMPOLI 1-0

Zapata 25′.