SPORT, 6 Janar 2024, 21:40

Katër shqiptarë në fushë! Hasani gradohet menjëherë titullar, Rrahmani rikthehet me gol ndaj ekipit të Roshit

Katër shqiptarë në fushë! Hasani gradohet

Plot katër futbollistë shqiptarë ishin në fushë në duelin miqësor të ditës së sotme mes Rapidit të Bukureshtit dhe Sakarjasporit, në duelin që përfundoi në barazim 3-3. 

Odise Roshi u aktivizua titullar në radhët e skuadrës turke, ndërkohë te rumunët e Rapidit nga minuta e parë luajtën Florent Hasani ish-bomberi i Tiranës dhe Ermal Krasniqi, ndërkohë që nga stoli u aktivizua Albion Rrahmani i rikuperuar pas dëmtimit të pësuar në gju në datën 12 tetor. 

Rrahmani u fut në fushë si zëvendësues dhe 8 minuta përpara fundit të takimit realizoi me penallti për 2 me 2, teksa më pas u shënuan dhe 2 gola të tjerë. 

Të katër futbollistët shqiptarë realizuan paraqitje pozitive, teksa interesant është fakti që Florent Hasani edhe pse ka pak kohë që është bashkuar me skuadrën e re, ka arritur të fitojë besimin e trajnerit për ta aktivizuar titullar.